Colella: Na shërbeu faza përgatitore në Turqi, Partizani synon tre pikët në çdo ndeshje

by admin
Spread the love

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur në një konferencë për shtyp për mediat në prag të sfidës së nesërme kundër Erzenit, që do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo. Tekniku i kryeqytetasve ka vlerësuar kundërshtarin, por thekson se objektivi i Partizanit është fitorja në çdo ndeshje.

Rifilloni kampionatin me trasfertën ndaj Erzenit – “Të rifillosh pas një ndërprerje prej gati një muaji është gjithmonë e vështirë. Ndaj tani na duhet të përqendrohemi totalisht në garën e kampionatit me të gjitha energjitë tona për të qenë sa më kompetitiv”.

Sa ju shërbeu minifaza përgatitore zhvilluar në Antalia – “Mendoj se përgatitja në Turqi na shërbeu mjaft. Kemi patur mundësi për të punuar normalisht, sepse vinim pas një periudhe ku kemi luajtur shumë ndeshje në pak ditë si pasojë e kalendarit të ngjeshur”.

Gjendja fizike e skuadrës – “Në përgjithësi skuadra po gëzon një formë mjaft të mirë. Mund të kemi disa probleme të vogla, por është diçka normale. Grupi është i plotësuar me mjaft lojtarë cilësorë ndaj edhe problemet e vogla që kemi nuk më shqetësojnë aspak”.

Shpresoni të ruani vazhdimësinë e fitoreve edhe ndaj Erzenit – “Ne gjithmonë synojmë tre pikët ndaj çdo kundërshtari, nëse duam të jemi kompetitiv në luftën për titullin kampion. Dhe për të arritur drejt këtij objektivi sigurisht që kërkojmë të kemi vazhdimësinë e rezultateve pozitive”.

Ndeshja ndaj Erzenit do të luhet pa praninë e publikut?- “Mendoj se ky fakt nuk do të ndikojë aspak për ne. Për një skuadër të fortë e cila lufton për objektiva madhor nuk duhet të jetë problem fusha , atmosfera ku luan apo edhe kundërshtari që është përballë. Ne duhet duhet të interpretojmë gjithmonë në çdo ndeshje mënyrën tonë të lojës”, ka thënë tekniku i Partizanit. / Oversport.tv

You may also like