Colella: Kjo përmbysje tregon që po rritemi, na shërbeu humbja në derbi

by admin
Spread the love

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për Oversport pas fitores 2-1 përballë Vllaznisë në “Loro Boriçi”.

“Çdo fitore është e rëndësishme, por kjo fitore me përmbysje tregon që jemi duke u rritur. Jam i kënaqur me djemtë, sepse e kaluan tronditjen që pësuan në derbi.

Ndryshimet taktike? Kam kohë që i mendoj këto skema dhe mezi prisja që ta aplikoja, por e shoh si mundësi për të ardhmen skemën me tre mbrojtës.

Reaguan lojtarët, iu përgjigjën trajnerit? Disa lojtarë luanin derbin e parë në karrierë dhe ne gabuam shumë gjëra. Sot bëmë një ndeshje si skuadër më e pjekur dhe mendoj që ndeshje të tilla do të na shërbejnë në të ardhmen.

Partizani për titull? Këtë e kam thënë që nga fillimi, që jemi një skuadër e mirë me lojtarë të mirë dhe vetëm duhet të rritemi. Humbja në derbi na shërbeu dhe reaguam”, ka thënë trajneri i Partizanit. / Oversport.tv

You may also like