Çmimi i banesave në Shkup me rritje prej 12,9 për qind në tremujorin e dytë

by admin
Spread the love

Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e dytë të vitit shënojnë rritje prej 1,6 për qind në bazë tremujore, ndërsa prej 12,9 për qind në bazë vjetore, bëri të ditur sot Banka Popullore.

Në tremujorin e parë të vitit, çmimet e banesave shënuan rritje prej 18.8 për qind në nivel vjetor, ndërsa nga 1.3 për qind në nivel tremujor.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, çmimet e pasurive të patundshme u rritën për 12.4 për qind në bazë vjetore, pas çka vijoi rritje prej 16.6 për qind në tremujorin e dytë, prej 21.2 për qind në tremujorin e tretë dhe prej 20.6 për qind në tremujorin e katërt.

Banka Popullore përgatit indeksin e çmimeve të banesave për territorin e Shkupit, bazuar në të dhënat që kanë të bëjnë me shpalljet për shitje të publikuara nga agjencitë që merren me patundshmëritë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like