Çmimet e banesave në Shkup me rritje prej 18,8 për qind në tremujorin e parë

by admin
Spread the love

Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e parë të këtij viti shënojnë rritje prej 18,8 për qind në nivel vjetor, ndërsa 1,3 për qind në nivel tremujor, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore.

Në tremujorin e parë vitin e kaluar, patundshmëritë janë shtrenjtuar për 12,4 për qind në nivel vjetor, pas çka vijoi rritje prej 16,6 për qind në tremujorin e dytë, 21,2 për qind në tremujorin e tretë dhe për 20,6 për qind në tremujorin e katërt.

Banka Popullore e përgatit indeksin e çmimeve të banesave për territorin e Shkupit, në bazë të të dhënave, të cilat kanë të bëjnë në shpalljet për shitje, të publikuara nga agencitë, të cilat merren me patundshmëri.

Rrënie e shitblerjeve të patundshmërive, rritje tek qiratë

Në periudhën korrik – dhjetor 2022 në bazën e Regjistrit të çmimeve dhe qiramarrjeve të Agencisë për kadastër të patundshmërive, janë vendosur 17.583 transaksione (numri i përgjithshëm i transaksioneve është përmbledhja nga numri i përgjithshëm i shitblerjeve dhe numri i përgjithshëm i qiramarrjeve), prej të cilave 12.997 shitblerje të patundshmërive dhe 4.586 qiramarrje të patundshmërive.

Numri i shitblerjeve, sipas të dhënave të Regjistrit, në periudhën korrik – dhjetor 2022, në krahasim me periudhën korrik – dhjetor 2021, është zvogëluar për pesë për qind, ndërsa i qiramarrjeve në këtë periudhë ka rritje për 13 për qind.

Në gjysmën e dytë të vitit 2022 më së shumti shitblerje janë regjistruar në nëntor, 2.810, ndërsa më së paku në tetor, 1.668.

Vlera e 12.997 shitblerjeve të regjistruara është 509 milionë euro.

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, më së shumti qiramarrje janë regjistruar në nëntor, 1.077, ndërsa më së paku, 417, ka pasur në gusht.

You may also like