Çmime popullore për Conference League, ja sa kushton bileta ndaj Saburtalos

by admin
Spread the love

Klubi i Partizani ka bërë publike çmimet e biletave të ndeshjes së kthimit të Conference League kundër Saburtalos, që do të luhet në 14 korrik në “Air Albania” dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Klubi i kuq ka vendosur çmime popullore për këtë sfidë, ku synohet mbështetja maksimale e tifozerisë, sepse një rezultat pozitiv do të thotë kualifikim në turin tjetër të turneut.

Biletat variojnë nga 400 lekë të reja deri në 3000 lekët të reja në tribunën VIP. “Biletat mund ti gjeni duke filluar nga dita e hënë e në vazhdim çdo ditë pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00 deri në orën 19:00”, shkruhet në njoftimin e klubit./ Oversport.tv

You may also like