“Çmenduria vazhdon”, fansja bën tatuazh një prej fjalive më të përdoruara nga Luiz Ejlli

by admin
Spread the love

Fansat e artistëve e shprehin dashurinë në forma të ndryshme, madje edhe duke i përjetësuar ata në trupin e tyre si tatuazh.

Një fanse e këngëtarit dhe fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka bërë pikërisht një tatuazh si dedikim për dashurinë ndaj tij.

“Çmenduria vazhdon”, fansja bën tatuazh një prej fjalive më të përdoruara nga Luiz Ejlli (FOTO)

Ajo ka zgjedhur të gdhend në trup dy nga shprehjet më të përdorura të këngëtarit përgjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e famshme.

Fjalia “A di si m’duki ju?” dhe fjala “Çapaçula” ishin ndër më të përdoruarat nga Luizi, e të cilat edhe fansja i ka bërë tatuazh në krahun e saj.

Këtë “dedikim” nga fansja, e ka bërë vetë të ditur Luizi në një postim të fundit në InstaStory sipër të cilës ka shkruar “pa fjalë”. Kujtojmë që edhe më parë Luizi tha se ka takuar një tjetër fans që ka bërë tatuazh portretin e tij.

You may also like