Çmenduria e të riut rus! Donte të kërcente me makinë tek një ndërtesë tjetër, shihni si përfundon

by admin
Spread the love

Një 32-vjeçar rus i mbijetoi për mrekulli pas përpjekjes së dështuar për të kërcyer me makinën e tij të vogël nga çatia e një ndërtese në tjetrën.

Sipas Daily Mail, Yevgeny Chebotarev tentoi kërcimin e rrezikshëm në republikën e Osetisë së Veriut-Alanisë, e cila është një subjekt federal i Rusisë. Megjithatë, njeriu i guximshëm nuk arriti të fitonte shpejtësi sa duhet dhe makina u përplas me murrin përballë dhe u rrëzua në tokë.

Makina e cila ra nga një lartësi prej 15 metrash pothuajse u shkatërrua komplet, por për fat 32-vjeçari ka dalë i gjallë nga makina, me dëmtime vetëm në këmbë.

Në pamjet që qarkullojnë në internet, rusi shihet që pas këtij incidenti, ka dalë menjëherë nga makina dhe ka vrapuar drejt miqve të tij.

Chebotarev, i cili shpesh kryen veprime të tilla të guximshme dhe i hedh në rrjetet sociale, ka njoftuar, do të ketë probleme me ecjen për pak kohë.

Dy vite më parë, influencuesi pësoi një dëmtim të shtyllës kurrizore teksa po përpiqej të “fluturonte” mjetin e tij mbi një lumë.


Top Channel

You may also like