​Clint Eastwood xhiron një film të ri në moshën 93-vjeçare

by admin
Spread the love

Veterani i Hollywood-it, Clint Eastwood, aktor, regjisor dhe producent, rikthehet në moshën 93-vjeçare pas kamerës si regjisor, duke realizuar filmin The Juror 2.

Filmi po xhirohet në shtetin amerikan të Xhorxhias dhe aty do të luajnë aktori britanik Nicholas Hoult dhe aktorja australiane Toni Collette, raporton revista People. Në film do të shfaqen edhe ylli kanadez Kiefer Sutherland dhe aktorja amerikane Zoey Deutch.

Projekti i ri i legjendës së gjallë të kinemasë amerikane dhe botërore është një triler legal, komploti i të cilit ndjek një jurist në një gjyq vrasjeje, i cili kupton se mund të ketë shkaktuar vdekjen e viktimës dhe duhet të përballet me dilemën nëse duhet të manipulojë juria të shpëtojë veten ose të zbulojë të vërtetën dhe të dorëzohet. Do të jetë filmi i parë i fituesit të shumëfishtë të çmimit Oskar që nga Cry Macho i vitit 2021.

Xhirimet rifilluan pasi shumë prodhime filmike u ndërprenë për shkak të grevës së aktorëve amerikanë që filloi në mes të korrikut dhe përfundoi së fundmi.

You may also like