Çka bisedoi shoqëria civile e Serbisë me krerët e Kosovës? (VIDEO)

by admin
Spread the love

Një grup i përfaqësuesve të organizatave nga sektori i shoqërisë civile të Serbisë janë për vizitë në Kosovë.

Grupi nga Beogradi të martën mes tjerash kishin takim me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Në mesin e mysafirëve ishte Naim Leo Beshiri, udhëheqës i Institutit për Punë Evropiane të Serbisë, i cili foli për Klan Kosova.

Bisedat, sipas tij, u mbajtën me rregullat Chatham që i bie çka thuhet aty mbetet aty.

“Mund të them se toni i bisedave ishte pozitiv. Kryeministri foli në serbisht dhe u kuptuam shumë mirë. U njoftuam me shqetësimet e Prishtinës kur është në pyetje dialogu. Pos nga kryeministri këtë e kuptuam edhe nga kryetari i kuvendit dhe përfaqësues të partive opozitare e në pushtet që përfaqësohen në parlament”, thotë Beshiri.

Për takimin me mysafirët nga Beogradi, kryeministria njoftoi duke konfirmuar se dialogu nuk është kornizuar në kohë, ndërsa ka në qendër njohjen e ndërsjellë. Kjo, duke pretenduar se në të kaluarën janë bërë kompromise të vazhdueshme, por njohja nga Serbia nuk ndodhi.

Aktivisti serb thotë se 65% të bashkëkombasve të tij, sipas sondazheve të fundit, në referendum do t’i thonin JO pranimit të Pavarësisë së Kosovës.

“Presidenti i Serbisë tash e disa vite po mundohet të bëjë gati opinionin publik që potencialisht ta pranojë Kosovën. A do të bëhet kjo eksplicit nëpërmjet parlamentit apo procedurave legjislative tani kjo duket e pamundur. Por, se do të ofrohet te ai qëndrim dhe se njohja e ndërsjellë po bëhet qendra e negociatave këtë tashmë e ka të qartë edhe presidenti Vuçiq”.

Nga Brukseli kanë njoftuar se janë në vlugun e punës që të organizojnë një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi mundësisht deri para nisjes së pushimit veror në Bashkimin Evropian.

You may also like