City rimerr kreun e Premier League, Arsenali shtang me poker Chelsea

by admin
Spread the love

Manchester City merr sërish kreun e Premier League dhe ngjitet në +1 nga Liverpooli pasi ka mposhtur Brighton me rezultatin 3-0 në sfidën për javën e 30-të. Ekipi i Guardiolës e dominoi që nga minuta e parë takimin, por fati nuk ishte me ta në pjesën e parë duke mos e zhbllokuar dot takimin.

Duhet të vinte minuta e 53-të që Mahrez të kalonte në avantazh “Qytetarët”. Po nga këmbët e algjerianit nisi edhe goli i dytë që dha një asist për Foden i cili e çoi më pas topin në rrjetë.

Rrezultatin final të takimit e vulosi Bernardo Silva 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt duke shënuar edhe golin e tretë, po aq sa pikët që Manchester City mori nga ky takim.

Arsenali sakaq surprizoi në “Stemford Bridge Chelsean pasi e mposhti me poker me rezultatin që përfundoi 4-2. Katër gola në 45 minutat e para. Një pjesë e parë fantastike në derbin e Londrës, i vlefshëm për javën e 25-të të Premier Leagues. Në sfidën mes Chelsea dhe Arsenal, ishin miqtë që shënuan të parët. Nketiah hapi siparin e golave në minutën e 13-të të takimit, për të kaluar “Topçinjtë” në avantazh, pas një gabimi të prapavijës së bluve. Mirëpo, në një ndeshje të hapur, Chelsea reagoi menjëherë dhe ishte Timo Werner ai që barazoi shifrat e ndeshjes, vetëm katër minuta më vonë.

Me kalimin e minutave, ishte “radha” e Arsenalit për të shënuar. Smith Rowe dyfishoi për miqtë në minutën e 27-të të ndeshjes. Kaluan vetëm pesë minuta dhe ishte sërish skuadra vendase që barazoi ndeshjen. Këtë herë, Aspilicueta shënoi për 2-2. Gol që mbeti në fuqi për fraksionin e parë të lojës.

Në pjesën e dytë, Arsenali gjeti sërish rrugën e rrjetës me anë të Nketiah që plotësoi edhe dygolëshin e tij personal në këtë takim. Chelsea u përpoq të reagonte, por në fundin e takimit, gjyqtari akordoi një 11-metërsh që u kthye në gol nga Saka.

Ndeshja përfundoi kështu me rezultatin 4-2 me Arsenalin që merr tre pikë shumë të rëndësishme dhe tashmë ka sërish shpresa për Champions League pasi barazon në pikë Tottenhamin e vendit të katërt që ka 57 pikë.

Sakaq, në ndeshje të tjera Everton vazhdon të rrezikojë qëndresën në elitën e futbollit Anglez pasi barazoi me Leicester me rezultatin 1-1. Ekipi i Lampard arriti të shpëtonte 1 pikë vetën në fundin e takimit pasi Richarlison iu përgjigj golit të Barnes.

Newcastle nga ana tjetër vazhdon ecurinë pozitive ndërsa këtë herë mposhti në shtëpi Crystal Palace me rezultatin 1-0 falë golit të Almiron. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – JAVA 30

Manchester City – Brighton 3-0
Shënues:
Mahrez 53’, Foden 65’, Silva 82’

Newcastle – Crystal Palace 1-0
Shënues:
Almiron 32’

PREMIER LEAGUE – Java 25
Chelsea – Arsenal 2-4
Shënues:
Werner 17’, Azpilicueta 32’ / Nketiah 13’, 57’, Smith Rowe 27’, Saka (pen) 90+2’

Premier League – Java 18
Everton – Leicester 1-1
Shënues:
Richarlison 90+2’ / Barnes 5’

Foto: Manchester City, Twitter

You may also like