City merr kryesimin në Premier League

by admin
Spread the love

Manchester City është lider i ri në Premier League. Skuadra e Pep Guardiolas të dielën fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Fulhamit. Ndeshja i ka takuar xhiros së 34-t të kampionatit anglez. Me fitore, Manchester City doli në vendin e parë. I ka 76 pikë nga 32 ndeshje.

Arsenali është i dyti me 75 pikë nga 33 ndeshje. Arsenali ndeshjen e kësaj xhiroje ndaj Chelseat e luan të martën. Ditë më parë City fitoi derbin ndaj Arsenalit dhe kështu bëri hapin vendimtar drejt mbrojtjes së titullit. Të dielën nuk ka gabuar, duke fituar ndaj Fulhamit.

Erling Haaland vazhdoi me superformë. Ai shënoi nga pika e bardhë në minutën e tretë për 1:0. Ishte goli i tij i 50-të këtë edicion në të gjitha garat. Carlos Vinicius barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 15-të. Ndërkohë Julian Alvarez shënoi gol në minutën e 36-të, për epërsinë 2:1 të Manchester Cityt.

You may also like