Cilin kandidat për president do ta përkrahë Aleanca? – Shqip

by admin
Spread the love

I pyetur nëse në zgjedhjet presidenciale do ta përkrahin kandidatin e opozitës shqiptare, kandidatin e Frontit Evropian apo do të nxjerrin kandidat të vetin, ELmi Aziri nga ASh u përgjigj se kjo çështje nuk është diskutuar dhe se varet nga disa faktorë.

“Realisht, të gjitha opsionet janë të hapura. Derit ani nuk kemi ndonjë vendim se si do të jetë paraqitja e ASH-së në zgjedhjet presidenciale. Janë të kushtëzuara nga disa faktorë. a do të mbahen bashkë apo ndaras me ato parlamentare”, tha Aziri, duke shtuar se është bërë praktikë që para zgjedhjeve të mblidhen liderët e partive më të mëdha për të marrë vendim.

Aziri deklaroi e organet partiake do të japin vendimin në momentin e duhur, nëse ASH do të duhet të dalë me kandidatin e saj për president apo do të përkrahë ndonjë nga kandidatët e pushtetit apo opozitës./KlanMacedonia

You may also like