Cilësia e ndërtimit – garanci kundër dëmit nga tërmeti – Shqip

by admin
Spread the love

MAKSUTI: SIGURIA E QYTETARËVE DUHET TË JETË PARA PËRFITIMIT

Cilësia e ndërtimit të objekteve banesore dhe objekteve të tjera është garanci se në rast të tërmetit mund të shmangen dëme të mëdha dhe humbje në njerëz. Profesoresha Dragana Çernih nga Observatori Sizmologjik thekson se “tërmetet janë revizori më objektiv i ndërtimeve”. Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, përfitimi dhe investimet edhe më tej bëjnë presion të madh për shmangien e rregullave strikte ligjore për parandalimin e katastrofave.

Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore përveç monitorimit të aktivitetit sizmologjik, sic njofton KlanM, organizon edhe edukim për ngritjen e vetëdijes se vetëm me respektimin e  ligjeve për ndërtim mund të shmangen tragjedi njerëzore në rast të tërmetit.

“Ndërtesat duhet të bëhen siç duhet, atëherë mundësia që të mos kemi humbje të jetëve të njerëzve është shumë e madhe. Gjithsesi se do të ketë dëme, por nuk do të jetë kaq tragjike. Tërmeti është revizori më objektiv i ndërtesave. Në qoftë se projektohet siç duhet dhe respektohen rregullat, nuk duhet të frikësohemi nga pasojat si tani në Turqi” – tha Dragana Çernih, observatori siymologjik, FSHMN.

Në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim ende ka përplasje për shmangien e rregulloreve.

“Në qoftë se themi se rruga ku duhet të hyjë zjarrfikësja duhet të jetë 6,5 metra, atëherë vërtetë duhet të jetë aq, nuk mund të jetë 5,5 metra, sepse do të jemi në situatë të mos mund të shuhet zjarri. Në qoftë se u kërkohet investitorëve që ndërtojnë hidrocentrale të ndërtojnë kaskadë, kjo duhet të respektohet, me këtë shpëtojmë jetë, nuk bëhet fjalë për ego personale. Duhet të jemi seriozë kur bëhet fjalë për rrezikimin e qytetarëve, jo vetëm të mendohet për përfitimet” – tha Bekim Maksuti.

Të ftuarit në Klan Debatin e mbrëmshëm bënë thirrje që planifikimi i përgjithshëm urban dhe ndryshimet ligjore duhet të jenë në funksion të sigurisë së qytetarëve, sepse vetëm kështu mund të ulen në minimum pasojat e fatkeqësisë së madhe natyrore. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

TI RAPORTON!

You may also like