“Ciklon, përmbytje, stuhi bore”, paralajmërime për mot të keq në Maqedoni dhe rajon

by admin
Spread the love




Ciklon i fuqishëm, përmbytje, stuhi bore, janë disa nga paralajmërimet për fundin e kësaj jave dhe fillimin e javës tjetër, për Gadishullin Ballkanik dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas meteorologut Sllavço Poposki, në të gjithë rajonin pritet erë e fortë, ndërsa nga cikloni pritet të preket edhe Maqedonia e Veriut. Ai thotë se në vendet malore pritet dëborë me trashësi deri në 30 centimetra dhe përmbytje të mundshme në disa zona.
SLLAVÇO POPOSKI, METEOROLOG
“Një stuhi e vërtetë bore vjen gjatë fundjavës si dhe në fillim të javës së ardhshme në rajon. Reshje intensive fillimisht të shiut dhe përmbytje të mundshme lokale e më pas me depërtimin e ajrit më të ftohtë nga veriu do të ketë borë në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik. Në disa vende, sidomos në zonat malore, pritet të bie mbi 20-30 centimetra borë e re. Edhe më shumë se 100 cm borë e re pritet në rajonin alpin”.
Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për sistem të fuqishëm ciklonik i cili do ta prekë edhe Maqedoninë e veriut gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme. Sipas meteorologut Popovski p ërmbytjet lokale janë të mundshme edhe tek ne, ndërsa erë e fortë pritet në të gjithë rajonin.
Për shkak të kësaj situate ai i rekomandon qytetarët që të jenë mjaft të kujdesshëm.


You may also like