Cikalleshi vazhdon të lërë shenjë, ndihmon Koniaspor të gjejë golin – Shqip

by admin
Spread the love

Edhe kur nuk shënon, Sokol Cikalleshi kontribuon që skuadra e tij Koniaspor të gjejë golin.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit vazhdon me paraqitjet pozitive në kampionatin turk.

Lotjari 33 vjeçar dha asistin në golin e parë që skuadra e tij Koniaspor shënoi në takimin në shtëpi kundër Gaziantep.

Në minutën e 65 ai pati një shans të mirë për të shënuar, por goditja u prit nga portieri Ahmet Sen.

Dy minuta më pas, ai krosoi për Guiherme që realizoi me kokë.  Rrjeta e dytë e takimit u realizua nga Muriç në shtesë.

Në tre ndeshje në Superligën turke, sulmuesi kuqezi ka realizuar dy gola dhe ka dhënë edhe një asist.

Në total ai ka luajtur në 270 minuta në elitën e futbollit turk. Skuadra e Koniasporit shkon në kuotën e pesë pikëve në renditje.

Pas transferimit të tij nga Khalezh, Cikalleshi është kthyer në një titullar të rëndësishëm të Koniasporit.

Klan News

You may also like