Cikalleshi: Fitorja me Islandën vendimtare, Shqipëria duhet të jetë grup

by admin
Spread the love

Sokol Cikalleshi, në prag të dueleve në Nations League kundër Islandës dhe Izraelit, ka dalë para mediave dhe ka folur për shumë tema. “Janë ndeshje shumë të rëndësishme, të gjithë janë të fokusuar. Çdo gjë po shkon mirë, sipas planit. Uroj të mos kemi dëmtime, të jemi të plotë e të bëjmë ndeshjet që duan të gjithë”.

“Është një grup nga i cili kërkojmë më të mirën. Do kemi përballë dy ekipe, që nuk kanë shumë diferencë me ne. Kemi një fat që Rusia nuk është në grup. Do doja të përqendroheshim te ndeshja e parë, fillimi i mbarë gjysma e punës. Islanda është ekip i fortë fizik. Nëse duam vendin e parë, duhet të marrim rezultatet pozitiv. Jemi gati, edhe në miqësoret e zhvilluara kemi treguar se kemi ecur përpara. Duke korrigjuar gabimet, do kemi mundësinë të bëjmë krenarë tifozët”.

“Sulmi? Është e rëndësishme të shënojmë me ekipet, se edhe morali është i lartë. Duhet të funksionojmë si grup për të arritur rezultatet. Vetëm kështu e kemi bërë diferencën. Kemi një mbrojtje solide, edhe mesfushorët po luajnë. Sulmuesit kanë shënuar, por grupi është ai që na bënë më të fortë. Do doja të mbizotëronte që në ndeshjen e parë. Harmonia mund të na çojë përpara”.

“Islanda është fizike, jemi ndeshur me ta dhe kemi humbur atje e kemi fituar në Shqipëri. Të vënë përpara fizikisht, rivëniet anësore i kanë si korne. Do jetë duel fizik. Izraeli luan me topin. Ne i kemi mundësitë të bëjmë diçka. Atëherë ata kanë qenë më të karikuar, tani kanë mungesa por nuk e ulim përqendrimin. Ndeshja e parë është më e rëndësishmja. Islanda do jetë kundërshtar direkt, pa e nënvlerësuar Izraelin”.

“E ardhmja? Nëse vjen ndonjë gjë shumë e mirë, do e shohim me klubin. Kemi bërë një sezon të mirë, jemi në kupat e Europës. Klubi po mendon të ruajë grupin dhe të afrojnë lojtarë. Besoj se do të jem pjesë e Konyaspor. Jam i lumtur për këtë”. / oversport.tv

You may also like