Chiesa “dhuratë” nga Champions-i, Juventusi tani i detyruar ta blejë

by admin
Spread the love

Kualifikimi në Champions League detyron Juventusin të blejë përfundimisht Federico Chiesa. Sigurisht asgjë nuk është jashtë llogarive dhe te bardhezinjtë janë të kënaqur me anësorin italian, që konsiderohet një pjesë shumë e rëndësishme e ekipit.

Në marrëveshjen e bërë para dy viteve, sipas të cilës Juventusi e huazoi për 10 milionë euro që do të paguhej në tre vite, ishte e parashikuar gjithçka dhe tani klubi nga Torino duhet të derdhë në arkat e Fiorentinës plot 40 milionë euro të tjera.

Edhe kjo shumë do të paguhet në 3 vite financiare, ndërkohë që mund të rritet edhe më shumë përmes bonuseve, që shkojnë deri në 10 milionë euro maksimumi.

Chiesa momentalisht është i dëmtuar dhe e ka mbyllur sezonin. Gjatë dy kampionateve të fundit me fanellën e Juventusit është aktivizuar në 44 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola në Serie A, si dhe ka tundur rrjetën edhe 6 herë në Champions League. / oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook

You may also like