“Chiesa dhe Vlahovic nuk kanë nevojë për këshilla”, Allegri: Mos të harrojmë limitet tona

by admin
Spread the love

Juventus do të kërkojë fitoren e katërt radhazi në transfertën e së dielës ndaj Fiorentinës.

Trajneri Massimiliano Allegri foli në konferencë për shtyp, teksa theksoi se lojtarët e tij kanë fituar sigurinë e duhur në fushë ndërsa shtoi se sfida ndaj Fiorentinës është speciale edhe për rivalitetin e madh që ekziston mes dy tifozerive.

“Fiorentina-Juventus është gjithnjë një ndeshje e bukur edhe për shkak të rivalitet të madh që është mes tifozerive. Përballë kemi një skuadër të fortë dhe do të duhet një ndeshje perfekte për të dalë me tre pikët. Skuadra ka gjetur sigurinë e duhur në fushë dhe duhet të vazhdojë në këtë rrugë.

Kean nga minuta e parë? Kean është duke kaluar një moment shumë të mirë, është rritur teknikisht, fizikisht dhe në mentalitet. Të gjithë lojtarët e sulmit do të jenë të impenjuar, nëse bëjmë mirë përpara atëherë edhe skuadra përfiton më shumë. Nëse Kean do ta nis titullar apo jo do ta vendos pas stërvitjes së fundit.

Këshilla për Vlahovic dhe Chiesa? Nuk kanë nevojë për këshilla, e rëndësishme është që të vendosen në funksion të skuadrës dhe të bëjnë paraqitje të mira. Duhet të kemi në mendje edhe limitet tona. Jemi në rrugë të mbarë, por ëfarë kemi bërë deri tani nuk mjafton”, u shpreh Allegri.

Kujtojmë se ndeshjen mes Fiorentinës dhe Juventus mund ta ndiqni të dielën në Shqip 2 duke nisur nga ora 20:45.


Top Channel

You may also like