Chiellini: Nëse luajmë si Italia shkojmë në Botëror, nuk duhet një mrekulli

by admin
Spread the love

“Nuk ka nevojë për diçka të jashtëzakonshme, jemi të fortë. Duhet qetësi dhe përulësi. Duhet të luajmë siç dimë, pa frikë, por me entuziazmin që na jep publiku i Palermos”. Kjo është receta e kapitenit të Italisë, Giorgio Chiellini në prag të ndeshjes së Play Off-it të Kupës së Botës kundër Maqedonisë së Veriut.

“Do të përballemi me një skuadër që nuk ka ardhur këtu rastësisht, por ne duhet të jemi vetvetja dhe të luajmë futboll. Nëse luajmë siç kemi bërë gjithmonë do të marrim rezultatin që duam, unë jam shumë i qetë.

Kush ka përjetuar eksperiencën e 4 viteve më parë do të dijë të menaxhojë mirë emocionet. Unë jam mirë, jam stërvitur mirë, kam rikuperuar dhe jam i kënaqur që jam këtu. Ndjesia është e mirë, por vendos trajneri. Nuk kam frikë”, ka shtuar mbrojtësi.

“Më vjen keq se kemi qenë të pafat kundër Bullgarisë, ndërsa përballë Zvicrës dominuam në të dyja ndeshjet edhe pse nuk konkretizuam. Rrugëtimi ynë në 3 vitet e fundit na ka çuar drejt shumë fitoreve dhe pak humbjeve.

Kam patur më pak fat me Botërorët se me Europianët, por ky është një objektiv i rëndësishëm për të gjithë ne. Duam të shkojmë në Katar, ashtu si të gjithë tifozët tanë. Këtu ka shumë entuziazëm e ndiejmë që nga momenti kur erdhëm.

Kjo ndeshje nuk ka pse të hyjë në histori. Duhet ta përjetojmë me qetësi, nuk duhet të jetë ndeshja e historisë nëse humbasim. Duhet të jemi të bindur në forcat tona dhe të mos kemi frikë. Energjitë i kemi, mos u shqetësoni”, ka thënë Giorgio Chiellini. / Oversport.tv

You may also like