Chiara Ferragni dhe Fedez në “Met Gala 2022” ! Për herë të parë në tapetin e kuq pas operacionit

by admin
Spread the love

Të ftuar në “Met Gala 2022”, nga vetë Donatella Versace do jenë edhe Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj Fedez.

Ngjarja më e diskutuar e modës dhe artit mbahet sonte në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, në orën 18:00 e thënë ndryshe, në 23:00 me orën tonë lokale.

Ata kanë udhëtuar së fundmi drejt New York me nxitim dhe gjatë ditës po tregojnë pak nga ecuria e përgatitjeve, ppr edhe kanë dhënë intervista për mediat amerikane.

Mbrëmja e “Met Gala” është në thelb një ngjarje e rëndësishme bamirësie. Pjesëmarrja është e kufizuar me stilistë, modele, këngëtarë, aktorë dhe përfaqësues të tjerë të botës së madhe të showbizit, por jo gjithkush e merr ftesën për të shkuar.

“Met Gala 2022” pritet të jetë një ngjarje e madhe rikthimi pas organizimit të vakët, kufizuar nga pandemia vitin që shkoi.

You may also like