Chelsea shkarkon trajnerin, ja kush pritet ta zëvendësojë

by admin
Spread the love

Chelsea njoftoi këtë të diel largimin e Graham Potter nga posti i trajnerit të parë pas humbjes 0-2 ndaj Aston Villas dhe si rezultat i rezultateve të dobëta që ka pasur që nga marrja e detyrës, më 8 shtator (në atë kohë zëvendësoi gjermanin Thomas Tuchel).

Gjatë kësaj periudhe, anglezi, për të cilin blutë paguan Brightonit rreth 25 milionë euro, arriti vetëm 12 fitore në 31 ndeshje. Në një deklaratë, Chelsea thekson se Potter pranoi kushtet e klubet për prishjen e kontratës, duke falënderuar trajnerin për gjestin e tij.

Chelsea ndodhet në vendin e 11-të në Premier League dhe në çerekfinale të Champions League do të përballet me Realin e Madridit.

Julian Nagelsmann, i shkarkuar nga Bayerni për t’i hapur rrugë Thomas Tuchelit, konsiderohet si favorit për të zëvendësuar anglezin.


Top Channel

You may also like