Chelsea pas “tulipanit” të Leverkusen, “Aspirinat” i vendosin çmimin holandezit

by admin
Spread the love

“Fantazisti” i krahut të djathtë të fushës, Jeremie Frimpong është duke shkëlqyer, tek “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, duke ngjallur kështu interesin e disa “gjigantëve” të futbollit evropian, si “Galaktikët” e Real Madrid, “Djajtë e Kuq, të Manchester United e së fundmi edhe “Blutë” e Chelsea.

Bordi i “Londinezëve” po kërkojnë të lëvizin shpejtë në këtë operacion, pasi kërkojnë të firmosin me lojtarin që në fillimet e merkatos së verës, por përveç konkurrencës me dy klubet e tjera, Chelsea ka hasur edhe në vendimin e lojtarit, me vetë “tulipanin”, i cili pas fitimit të titullit kampion, me “Aspirinat”, nuk dëshiron të lëvizë nga “BayArena”, megjithatë një ofertë tunduese, mund të ndyrshojë gjithçka.

Për kartonin e tij, Leverkusen mendohet se kërkon minimalisht 70 milionë euro, me “pistonin” 23-vjeçar, të krahut të djathtë të fushës, i cili këtë sezon ka qenë një pikë kyçe në formacionin e teknikut, Xabi Alonso, me Frimpong, që ka zbritur në fushë plot 40 herë, ku ka arritur të gjejë plot 13 herë rrugën e rrjetës, si dhe ka asistuar shokët e tij të skuadrës, në 11 raste. /i.m /abcnews.al

You may also like