Chelsea ofertë “bombastike” për Leaon, Milani përgjigjet menjëherë

by admin
Spread the love

Chelsea ka trokitur në derën e Milanit për të marrë shërbimet e Rafael Leao. “Blutë e Londrës” kanë bërë një ofertë të rëndësishme në drejtim të kuqezinjve, por këta të fundit së bashku me lojtarin e kanë refuzuar menjëherë propozimin.

Bëhet fjalë për rreth 100 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit portugez. Në marrëveshje përfshihej edhe shuma që Leao duhet të paguajë te Sporting Lisbona.

Megjithatë, drejtuesit e Milanit janë treguar të qartë dhe i kanë komunikuar Chelsea se nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e lojtarit në këtë pikë të merkatos. Edhe vetë sulmuesi portugez dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në Milano. /oversport.tv

You may also like