Chelsea ia “hedh paq” Fair Play-t Financiar, Stamford Bridge bëhet gati për blerjen e katërt më të shtrenjtë në histori – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Enzo Fernandez është një hap larg nga Chelsea. Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, klubi anglez do të paguajë klauzolën prej 120 milionë euro te Benfica. Gjithsesi, kostoja totale e operacionit do të jetë 127 milionë euro, duke qenë se blutë do të paguajnë tre këste prej dyzet milionë eurosh të cilave do t’i shtohen shtatë milionë të tjera bonuse.

Kjo shmang pagesën e 120 milione eurove me një dorë të vetme sipas klauzolës dhe rregullores, ndaj Chelsea ka shtuar edhe 7 mln të tjera per ta ndare ne 3 keste. Në këtë mënyrë, Chelsea i shmanget edhe rregullave të Fair Play Financiar nga UEFA dhe pritet të bëjë blerjen e katërt më të shtrentjë në histori të futbollit.

You may also like