Chelsea gati të rrëmbejë objektivin kryesor të United, pritet oferta zyrtare

by admin
Spread the love

Chelsea është i gatshëm të rrëmbejë një nga objektivat kryesorë të Manchester United në merkaton e verës. Bëhet fjalë për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong i cili kërkohet me ngulm nga ish-tekniku i tij Erik ten Hag.

Megjithatë, Chelsea po përgatit një ofertë zyrtare për Barcelonën në mënyrë që të parakalojë konkurrencën e United. Katalanasit nga ana tjetër janë të qartë në kërkesën e tyre prej 80 milionë eurosh.

Sakaq, Chelsea mund të përfitojë një ulje të çmimit për De Jong duke marrë parasysh edhe negociatat paralele që po zhvillohen mes klubeve. Barcelona kërkon Azpilicueta dhe Marcos Alonso, çka mund të bëhen pjesë e kësaj marrëveshjeje. /oversport.tv

Foto: Barcelona, Twitter

You may also like