Chelsea është shumë i fortë për Vllazninë, anglezet triumfojnë në “Loro Boriçi”

by admin
Spread the love

Vllaznia e femrave është mposhtur 4-0 në “Loro Boriçi” nga Chelsea në sfidën e pestë të grupit A të Champions League. Ndonëse kanë bërë një paraqitje të mirë, vajzat shkodrane nuk kanë arritur të evitojnë humbjen.

Anglezet zhbllokojnë shpejt sfidën me Ingle, ndërsa Kirby dyfishon shifrat pak minuta më vonë. Vllaznia mundohet të reagojë, por nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës.

Në minutat e fundit të takimit Chelsea shënon edhe dy gola të tjerë që vulosin përfundimisht fatin e kësaj ndeshjeje.

Vllaznia pëson humbjen e pestë në grup, por duhet theksuar se diferenca me rivalët është e madhe dhe paraqitjet e vajzave shkodrane në debutimin mes më të mirave të Europës meritojnë vetëm komplimente. / Oversport.tv

 

 

You may also like