Chelsea dominues në “Old Trafford”, Ronaldo shmang humbjen e United

by admin
Spread the love

Manchester United, pas dy humbjeve me Liverpool dhe Arsenal, ka barazuar 1-1 kundër Chelsea të vendit të tretë dhe mbetet në vendin e gjashtë në kampionat. Ndeshja u dominua nga skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel.

Chelsea ishte më kërkues, që në fillim, dhe u mundua të shënonte përmes sulmeve graduale drejt portës së Manchester United. Londinezët kishin dy raste të mira me anë të gjermanit Kay Havertz, por De Gea e ndali sulmuesin dhe 45 minutat e para u mbyllën në barazim 0-0.

Që ndeshja të zhbllokohej duhej një orë lojë dhe me të majtën e tij nuk fali Marcos Alonso. Chelsea në festë, por vetëm për dy minuta. Cristiano Ronaldo u përgjigj për “Djajtë e kuq” dhe vendosi baraspeshën.

Pavarësisht zotërimit të topit nga Chelsea, rastet e mira për shënim nuk ishin të shumta. Blutë e Londrës rrezikuan me Reece James, i cili e mposhti portierin, por fati deshi që topi të ndalej në shtyllën pingule. Kështu deri në fund nuk pati gol dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

PREMIER LEAGUE – JAVA 37

Manchester United-Chelsea 1-1
Shënues:
Ronaldo 62’/ Alonso 60’

Foto: Manchester United, Twitter

You may also like