CHAMPIONS/ Skuadrat kërkojnë të mësojnë kundërshtarët, ja kur hidhet shorti i 1/8-ave

by admin
Spread the love

Shorti i fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve do të hidhet të hënën e 18 dhjetorit në orën 12:00.

Në Nion do të bëhen të njohura çiftet e kësaj faze, me skuadrat kryesuese të secilit grup që do të përballin një nga ekipet e pozicionuara në vendin e dytë, me dy përjashtime: nuk mund të përballen dy klube të të njëjtit vend dhe nuk mund të përballen dy klube që janë ndeshur tashmë në fazën e grupeve.

Me përcaktimin e çifteve, ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave do të luhen në 13-14 dhe 20-21 shkurt 2024, ndërkohë që ato të kthimit do të zhvillohen në 5-6 dhe 12-13 mars 2024.

Finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve do të zhvillohet në “Wembley” më 1 qershor 2024, me stadiumin londinez që ka mirëpritur finalen e Ligës së Kampioneve/Kupës së Kampioneve shtatë herë, më shumë se çdo stadium tjetër në kontinent.

asdsadsadsdasdasadsasdasdasda

PANORAMASPORT.AL

You may also like