Champions League: Sot City e Atletico sfidojnë filozofitë! Luan edhe Liverpool

by admin
Spread the love

Pritja mbaroi, tashmë është koha që yjet e Champions League të shkëlqejnë. Do të nisë sot faza e çerekfinaleve me dy sfida mjaft interesante që do të startojnë në orën 21:00.

Ajo që spikat më shumë është përballja mes dy filozofive në takimin Manchester City – Atletico Madrid.

“Qytetarët” si prezantues të futbollit total do të kenë përballë ekipin që ndoshta mbron më mirë në Europë. E megjithatë, Guardiola tha se Atletico është një ekip më sulmues nga sa e mendojnë të tjerët.

Ekipi favorit megjithatë konsiderohet Manchester City, por edhe Atletico është duke kaluar një formë fantastike. Pas ulje-ngritjeve të fillimsezonit, tashmë duket se Simeone ka gjetur balancat e duhura për ekipin e tij.

Formacionet e mundshme

Manchester City (4-3-3) Ederson; Cancelo, Laporte, Stones, Zinchenko; Silva, Rodri, De Bruyne; Grealish, Foden, Mahrez

Atletico Madrid (4-4-2) Oblak; Reinildo, Felipe, Savic, Vrsaljko; Carrasco, Koke, Kondogbia, Llorente; Suarez, Felix

Sfida tjetër do të jetë Benfica-Liverpool. Një ndeshje kjo që në letër mund të konsiderohet thjesht një shëtitje për Liverpoolin, por historia e Champion League ka treguar se asnjë ekip nuk duhet nënvlerësuar.

Të besuarit e Klopp janë duke zhvilluar një sezon fantastik deri tani, ku janë në luftë edhe për titullin kampion. Nga ana tjetër Benfica nuk ka pasur shkëlqimin e duhur në kampionat. E renditur në vendin e tretë ajo vjen në këtë takim pas një humbjeje në transfertë ndaj Bragës.

Formacionet e mundshme

Benfica (4-4-2) Vlachodimos; Gilberto, Otamendi, Vertonghen, Grimaldo; Silva, Mario, Weigl, Everton; Nunez, Yaremchuk

Liverpool (4-3-3) Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz

/oversport.tv

Foto: UEFA Champions League, Twitter

You may also like