Champions League/ Napoli pret Barcelonën, ndërsa Porto luan ndaj Arsenalit

by admin
Spread the love

Napoli dhe Barcelona takohen në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve të UEFA-s në stadiumin “Diego Armando Maradona” mbërmjen e sotme, si përballja e dy kampioneve të kampionateve respektive që e kanë humbur tashmë kurorën.

Sezonin e kaluar, Napoli dhe Barcelona ishin në rrugë të mbarë për të fituar titujt respektiivnë këtë periudhë të vitit. Por sot, të dyja skuadrat kanë nuk kanë treguar ndonjë nivel për të mbrojtur kurorën e kampiones respektivisht në Serie A dhe La Liga. Te Napoli sot do të debutojë trajneri I tretë, pas largimit të Spaletit si fituesi i titullit vitin e shkuar.

48 orë më parë u njoftua edhe shkarkimi I Walter Mazzarrit, në prag të kësasj ndeshjeje kaq të rëndësishme me Barcelonën.  Të renditur në vendin e nëntë në Serie A, ata humbën pikë përsëri gjatë fundjavës pasi morën vetëm një barazim 1-1 me Genoan. Dhe për Napolin mund të jetë në një tjetër mbrëmje të vështirë kjo e sotmja kur do t’i duhet të presë Barcelonën. Ndërsa mbrojtja e titullit për Napolin ka qenë një katastrofë, Barcelona ka pasur problemet e saj këtë sezon.

Dhe me tetë pike difenrecë mes tyre dhe liderit të Laligës Real Madrid, Blaugranat tashmë duket se e kanë lënë në një farë mënyre garën për titullin në kampionatin spanjoll. Që kur Xavi deklaroi largimin e tij në fund të sezonit, gjërat kanë ndryshuar disi për mirë. Tani ata do të fokusohen për të bërë paraqitje të mira në Champions League. Takimi i mëparshëm evropian mes dy skuadrave u zhvillua në UEFA Europa League 2021/22 dhe përfundoi me fitoren 4-2 të Barcelonës.  Gjithashtu mbërmjen e sotme do të luhet edhe Porto-Arsenal. Topçinjtë

po rikthehet në Ligën e Kampionëve pas një ndërprerjeje prej shtatë vitesh, ndërsa FC Porto do të luajë një ndeshje me eliminim direkt për të gjashtën herë në këto shtatë vite. Gjigantët portugez janë një kockë e fortë në një ndeshje dhe këtë herë do të kenë ambicie për të avancuar. Në shtatë nga tetë herët që janë përballur me kundërshtarët anglezë në fazën e eliminimit, Porto është eliminuar. Por një herë që ata përparuan erdhi, ishte në vitin 2004, kur ata ngritën trofeun e lakmuar nën drejtimin e një Jose Mourinho të sigurt.


Top Channel

You may also like