Champions League/ Mbrëmjen e sotme përballja e madhe mes Inter dhe Atletico Madrid

by admin
Spread the love

Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me ndeshje që pritet të dhurojnë spektakël.

Nënkampionët në fuqi të kompeticionit, Interi do të ketë një duel shumë interesant ndaj Atletico Madrid.

Zikaltrit me titullin thuajse të koleksionuar tashmë do të përqendrojnë forcat të gjitha në Champions. Ekipi i Inzaghit synon një rezultat bindës në ndeshjen e parë, për ta pasur më të thjeshtë në duelin e kthimit në Madrid.

Mungesa e vetme është e Francesco Acerbi, në vend të të cilit do të konfirmohet De Vrij. Sa i përket formacionit Pavard dhe Bastoni me holandezin në mbrojtje, përpara Sommer. Në mesfushë do të jetë treshja Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan. Thuram me Lautaron do të startojnë në sulm.

Në krahun tjetër Atletico kërkon të marrë një rezultat sa më pozitiv për të qenë gjithashtu e sigurt në sfidën e kthimit.  Diego Simeone ka rikuperuar Morata, i cili pritet ta nisë nga pankina, ashtu si dhe Gabriel Paulista. Dyshimi kryesor në formacion ka të bëjë me Llorente, i cili mund të konfirmohet në sulm me Griezmann. Në një vendosje të tillë, Saul do të luante në mesfushë me Koke dhe De Paul.

PSG-Borussia Dortmund është sfida tjetër e mbrëmjes, e cila pritet të jetë shumë e luftuar, me dy skuadra që luajnë futboll sulmues dhe pretojnë gola.


Top Channel

You may also like