Çfarë vendimi do marrë Rama për dy deputetët pas shpalljes non grata të Aqif Rakipit? Artur Zheji zbulon se çfarë mund të ndodh

by admin
Spread the love

Analisti Artur Zheji shprehet se pret me kuriozitet vendimin e Edi Ramës pas shpalljes non grata të ish-deputetit Aqif Rakipi, pasi sipas tij, dihet që dy deputetë të PS, janë të afërm të ish-deputetit.

Gjithashtu Zheji zbulon se figura e Rakipit ka një influencë të madhe në qarkun e Elbasanit dhe mund të sigurojë deri në dy mandate.

Deklarata e Zhejit:

“Berisha ka shpreh bindjen që nuk ka prova që vërtetojnë akuzat për korrupsion madhor që vinin nga DASH. Rama i ka bërë kërkesë të përsëritur SPAK-ut që kjo non grata të mos mbetet koncept në ajër, o të zbardhet e të thotë që s’është e saktë ose të evidentojë provat dhe të shpalli në hetim ish-kryeministrin. Nuk dihet çdo të thuhet të martën kur do të analizojë non gratat që vijnë nga SHBA, pikërisht për Rakipin që me forcën e tij i ka dhënë dy deputetë PS.

Pa zotin Rakipi PS do të ishte në një flop në qarkun e Elbasanit. Nuk dihet se si do të veprojë Rama. Rakipi ka qenë i kërkuar nga politika, duke e ditur që ka influencë në atë zonë. Kanë shkuar palët për mbështetjen e tillë. Edhe Basha ka shkuar. Të gjithë e dinin që me suprotin e Rakipit do të kishin 1 apo 2 deputetë të sigurt në Qarkun e Elbasanit”, tha Zheji.

You may also like