Çfarë tregon dhimbja e kokës në mëngjes – Shqip

by admin
Spread the love

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe
për të nisur ditën.

Dhimbjet e kokës në mëngjes shpesh tingëllojnë të
pakuptimta, për vetë faktin se trupi supozohet të ketë pushuar gjatë natës.

Atëherë, çfarë e shkakton dhimbjen e kokës në mëngjes?

Gjumë i Pamjaftueshëm

Trupi ka nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë që të
funksionojë siç duhet.

Nëse flini më pak, atëherë ka diçka që nuk shkon dhe
organizmin e kap paniku.

Hormonet arrijnë kulmin, bashkë me rrahjet e
zemrës,tensionin e gjakut dhe stresin thonë ekspertët e sëmundjeve
neurologjike.

Një zgjidhje e shpejtë për këtë problem janë disa
medikamente kundra dhimbjeve që funksionojnë menjëherë.

Nëse mundeni përpiquni të dremisni për 20-30 minuta që t’i
jepni mundësi trupit të funksionojë më mirë.

Gjumë i tepruar

Nëse flini më shumë se nëntë orë, atëherë bie niveli i
serotoninës, një hormon i çliruar nga truri.

Sa më të ulëta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak gjak
qarkullon në tru, gjë që nxit dhimbjen e kokës.

Luhatjet hormonale

Në mëngjes, nivelet e endorfinës, hormonit të humorit të
mirë janë të ulëta.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë migrenë tek disa njerëz.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org mungesa e hormoneve
vështirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe rrjedhimisht koka dhemb.

Aktiviteti fizik në mëngjes nxit prodhimin e hormoneve dhe
mund të pushojë dhimbjen e kokës.

Pasojat e alkoolit

Nëse një natë më parë e keni tepruar me alkoolin, atëherë përgatituni për dhimbje koke mëngjesin e të nesërmes.

Pirja e alkolit shkakton dehidratim dhe pakësim të
qarkullimit të gjakut në tru.

Mënyra më e mirë është që të hidratoheni me ujë ose pije të
pasura me elektrolite.

Vitamina C e tretur në ujë ndihmon mëlçinë të përpunojë
alkolin në mënyrë më efikase dh eta nxjerrë atë nga sistemi sa më parë.

Gërhitja

Gërhitja, mungesa e ajrit, marrja e frymës pakësojnë sasinë e oksigjenit në tru dhe prishin cilësinë e gjumit.

Mungesa e oksigjenit zgjeron enët e gjakut dhe qarkullimin e
tij në tru.

Presioni është i lartë dhe koka dhemb.

Mungesa e  kafesë

Kafeina luan rol stimulus për sistemin nervor.

Nëse jeni mësuar duke e pirë kafenë në një orë të caktuar dhe
nuk i përmbaheni rutinës, do të ndieni dhembje të fortë të kokës.

Depresioni

Dhimbjet e kokës mund të ndodhin edhe si pasojë e
depresionit.

Ky i fundit ka lidhje të fortë me nivelet e ulëta të
serotoninës.

Studimet që disponon AgroWeb.org tregojnë se depresioni
prish gjumin dhe dhimbja e kokës prish humorin, duke krijuar kështu një rreth
vicioz të pakapërcyeshëm.

Tensioni i lartë

Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, atëherë dhimbjet e
kokës janë më frekuente.

Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje që kurohet nëpërmjet ndryshimeve thelbësore në regjimin ushqimor dhe medikamenteve përkatëse. /agroweb

You may also like