“Çfarë prisni?” Evi Kokalari del me thirrjen e papritur nga SHBA për këta deputet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Evi Kokalari i ka bërë thirrje deputetëve të PD-së pranë Lulzim Bashës për t’ju bashkuar pjesës që drejtohet nga Sali Berisha. Kokalari thotë se ata i detyrohet popullit që i paguan rrogat dhe nuk duhet të vegjetojnë nën hijen e Bashës.

Ajo thotë se besnikëria e tyre i përket kombit dhe jo interesave të Bashës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Postimi i plotë:

“THIRRJE PËR BASHKIM!

Për deputetët Orjola Pampuri, Kreshnik Collaku, Jorida Tabaku, Flutura Açka e disa të tjerë që vazhdojnë vegjetojnë nën hijen e Bashës;

Nëse mendoni se nuk i detyroheni asgjë kësaj partie, kujtohuni se i detyroheni diçka popullit që ju paguan rrogat.

Ai popull ju foli dhe juve në 7 Korrik, sepse ai është popull fukara dhe në nevoje të domosdoshme për ndihmë nga çdo politikan që i ka ngelur një gram llogjik për të luftuar Edi Ramën.

Ky është momenti të dilni hapur dhe ti bashkoheni shumicës, dhe pse jo të bëheni zëra të forte të opozitës. Çdo vonesë, do reflektoj shumë keq në karrierën tuaj politike.

Besnikëria juaj i përket kombit, jo interesave e Lulzim Bashës & co.

Koha për bashkim është SOT.

Dyert e PD janë hapur për ju.

Çfarë prisni?”, ka shkruar Kokalari.

You may also like