Çfarë po ndodh? Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj rikthehen në BBV, ja arsyeja se pse

by admin
Spread the love

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj ishin pa diskutim kryefjala e Big Brother VIP 1. Dyshja finaliste e edicionit të parë të këtij realith show do të futen rikthehen sërish në shtëpinë e Big Brother VIP, duke surprizuar edhe katër finalistët.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë moderatorja e emisionit Arbana Osmani, përmes një postimi në rrjetet e saj sociale.

Gjithashtu edhe aktori Donald Veshaj ka zbuluar pak minuta më parë përmes një postimi në “Instagram”,  se ai do të bëhet pjesë e shtëpisë sonte.

Ai lajmëroi ndjekësit e tij që në darkë të jenë sy dhe veshë nga ekrani pasi ai do i bashkohet katër banorëve të Big Brother Vip. Me siguri, ato do të darkojnë dhe diskutojnë me katër finalistët çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë aventurë.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar, disa nga banorët darkuan me njerëzit e tyre të dashur në shtëpinë e Big Brother VIP.

You may also like