Çfarë po ndodh? “Duan t’ju zbrazin llogaritë” Greqia ka ngritur alarmin: Kini kujdes nga këto thirrje që ju vijnë nga Shqipëria

by admin
Spread the love

Greqia ka ngritur një shqetësim të madh në lidhje me telefonatat që vijnë nga Shqipëria në drejtim të qytetarëve grek, ku këto të fundit janë paralajmëruar që të kenë kujdes të madh pasi po mashtrohen.

Ky është një nga shqetësimet kryesore që ata kanë në këtë periudhë pasi qytetarët grekë po ftohen të investojnë në programe financiare të supozuara fitimprurëse.

Ekspertët grekë thonë se këto telefonata synojnë të nxjerrin informacione personale dhe qasje në llogaritë bankare, në mënyrë që të bien në kurth dhe të merren paratë.

Media greke shkruan se qytetarët që janë nga ana tjetër e telefonit, përpiqen që të joshin ‘viktimat’ e mundshme të investojnë në kompani që garantojnë shumë fitime, mirëpo këto janë kompani fantazmë që synojnë të nxjerrin para.

You may also like