‘Çfarë po dëgjon’/ 51-vjeçari e ndjek me shkop burrin që reagoi pasi dëgjoi muzikën serbe në lokal në Prishtinë

by admin
Spread the love

Një rast goxha i pazakontë ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në rrugën ‘Anton Pashku’ në Prishtinë, ku një 51-vjeçar i është vërsulur ta sulmojë një person.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pasi 32-vjeçari kishte dëgjuar muzikë me ton të lartë nga lokali i të dyshuarit dhe e kishte pyetur atë se “çfarë po dëgjon?”.

Kjo e kishte nervozuar shumë të dyshuarin, i cili me një shkop në dorë ishte vënë në ndjekje të 32-vjeçarit të cilit ia ka dëmtuar edhe veturën dhe e ka kërcënuar.

Njësitet policore kanë marrë informatën lidhur me rastin me ç’rast kanë arrestuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacion policor ku ndaj tij janë iniciuar rastet ‘Kanosje’ dhe ‘Dëmtim prone’.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

You may also like