Çfarë paralajmëron Berisha për 12 nëntorin: Të paparë ndonjëherë në Tiranë

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajëmruar se demokratët po përgatiten për një nga protestat më të mëdha që ka parë Shqipëria.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me banorë të Kombinatit dhe Astirit në Tiranë, ku u shpreh se kryeministri Edi Rama është një armik i Shqipërisë, pasi punon për interesa të krimit dhe në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Ai shtoi se sot shqiptarët paguajnë më shumë se çdo vend tjetër në Europë për shërbimet shëndetësore dhe Tirana është ndër 10 qytetet më të ndotur në botë.

“Të dashur demokrate dhe demokratë të pranishëm në sallë. Së pari unë dua t’ju shpreh mirënjohjen më të pakufishme për qëndresën më të madhe qytetare ndaj një padrejtësie, që kërkonte rrënimin e banesave tuaja, për interest e trafikantët dhe politikanët e lidhura me këto grupe. Në mbi 400 ditë protest, ju dëshmuar shpirtin tuaj të pamposhtur. Shpreh shumë mirënjohje për ju që në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuan Partinë Demokratike, kandidatin e saj, më shumë se shumë herë në vite me radhë. Ne takohemi në një moment shumë të rëndësishëm për demokracinë shqiptare. PD sot si forcë opozitare më e fuqishme se kurrë, është e angazhuar kryekëput në 2 prioritete. E para, në një protest të fuqishme, të paraprë ndonjëherë në Tiranë. Sepse kurrë në 30 vite, ju banorët e Tiranës e mbarë Shqipërisë nuk keni patur një armik kaq të egër të identitetit tonë kombëtar, të fëmijëve tuaj, të shkollimit të tyre. Një armik të shëndetit dhe të çdo shqiptari. Kjo jo vetëm se ka shkatërruar sistemin e shëndetësisë, pasi ju nga politikat që ai ka ndjekur ka bërë që ju të paguani për këtë shërbim më shumë se ç’do vend tjetër i Europës. E ka shndërruar Tiranën me lejet e ndertimet që ka bërë, në 10 qytetet më të ndotur të botës. Edi Rama është një armik, pasi ëpr të gjithë shqiptarët që i thonë lirisë liri, ai iu rrëmben votën”, u shpreh Berisha.

You may also like