Çfarë kërkon Kina? – Shqip

by admin
Spread the love

Nga Hal Brands & Michael Beckley

Foreign Policy

Katastrofat më të mëdha gjeopolitike ndodhin kur përzihen bashkë ambicia dhe dëshpërimi.Shumë shpejt, Kina e Xi Jinping do të drejtohet nga të dyja këto ndjenja. Në librin tonë të ri, Zona e rrezikut:Konflikti i ardhshëm me Kinën, ne shpjegojmë edhe shkakun e atij dëshpërimi:një ngadalësim i ekonomisë dhe një ndjenjë fortë e rrethimit dhe rënies.

Por së pari, ne duhet të parashtrojmë madhështinë e këtyre ambicieve, pra atë që po përpiqet të arrijë Kina e Xi-së. Është e vështirë të kuptohet se sa e madhe do të jetë rënia e Kinës, pa kuptuar lartësitë në të cilat synon të ngjitet Pekini. Partia Komuniste Kineze (PKK), po zbaton një projekt epik për të rishkruar rregullat e rendit global në Azi dhe shumë më gjerë.

Kina nuk dëshiron të jetë një superfuqi dosido, pra një pol nga shumë të tilla në sistemin ndërkombëtar. Ajo dëshiron të jetë superfuqia kryesore, dielli gjeopolitik rreth të cilit rrotullohet sistemi. Dhe tani kjo ambicie është e vështirë të braktiset. Madje ajo është edhe më e qartë në atë që po bën PKK, nga programi i saj i ndërtimit të anijeve detare, deri tekpërpjekjet për ta ribërë gjeografinë strategjike të Euroazisë.

Zyrtarët e PKK shfaqen të sigurt në publik, kur deklarojnë se një Kinë në rritje po eklipson një Shtetet e Bashkuara në rënie. E megjithatë në prapaskenë, liderët në Pekin janë tashmë të shqetësuar se ëndrra kineze mund të mbetet pikërisht e tillë, vetëm një ëndërr. Ka shumëprova se PKK po ndjek një strategji të madhe me 4 objektiva kyçe.

Së pari, PKK ka ambicien e përjetshme të çdo regjimi autokratik:të ruajë kontrollin e saj të hekurt mbi pushtetin. Që nga viti 1949, regjimi kinez e ka parë gjithmonë veten si të bllokuar në luftë me armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Udhëheqësit e saj janë të tmerruar nga shembja e Bashkimit Sovjetik. Ata e dinë se rënia e sistemit të udhëhequr nga PKK do të ishte një fatkeqësi personale për ta. Ndaj në politikën kineze, paranoja është virtyt dhe jo ves.

Së dyti, PKK dëshiron ta bëjë Kinën sërish të plotë, duke rifituar territoret e humbura në epokat e mëparshme të trazirave të brendshme si dhe të agresionit të huaj. Harta e Kinës e Xi Jinping përfshin një Hong Kong që është riinkorporuar plotësisht në shtetin e udhëhequr nga PKK, dhe një Tajvan që synohet të rikthehet n kontrollin e Pekinit.

Diku tjetër përgjatë periferisë së saj, PKK ka mosmarrëveshje të pazgjidhura kufitare me vende të shumta, nga India në Japoni. Po ashtu Pekini pretendon si të vetën rreth 90 për qind të Detit të Kinës Jugore, një nga rrugët ujore më të rëndësishme tregare në botë. Zyrtarët kinezë thonë se për këto çështje nuk ka vend për kompromis. Ne nuk mund të humbasim as një cm të territorit të lënë trashëgim nga paraardhësit tanë”- i tha Xi Sekretarit amerikan tëMbrojtjes James Mattis vtin 2018.

Synimi i tretë i PKK, është të krijojë një sferë rajonale ndikimi, në të cilën Kina të jetë nëqendër, dhe aktorët e jashtëm, veçanërisht SHBA-ja, të shtyhen në periferi. Ndoshta Pekini nuk ka ndërmend atë lloj dominimi të plotë fizik që ushtroi Bashkimi Sovjetik në Evropën Lindore gjatë Luftës së Ftohtë.

Përkundrazi, PKK parashikon përdorimin e një përzierjeje të taktikave të joshjes dhe forcës, për të garantuar që ekonomitë e Azisë të jenë të orientuara drejt Pekinit dhe jo drejt Uashingtonit, që fuqitë më të vogla të respektojnë siç duhet PKK, dhe që SHBA-ja të mos ketë më prani ushtarake në rajon.

Siç u shpreh Xi në vitin 2014:”I takon popullit të Azisë të drejtojë punët e Azisë, të zgjidhë problemet e Azisë, dhe të mbështesë sigurinë e Azisë. Zyrtarë të tjerë kanë qenë edhe më të qartë. Në vitin 2010, ministri i jashtëm i atëhershëm Yang Jiechi u tha 10 vendeve të Azisë Juglindore:Kina është një vend i madh, ju jeni vende të vogla, dhe ky është një fakt!”.

Objektivi i katërt dhe i fundit i strategjisë së Pekinit, përqendrohet në arritjen e fuqisë globale dhe përfundimisht të epërsisë globale. Mediat shtetërore dhe zyrtarët e partisë, kanë shpjeguar vazhdimisht se një Kinë gjithnjë e më e fuqishme, nuk mund të ekzistojë e qetë në një sistem të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Në këtë kuadër, Xi ka folur për krijimin e një komuniteti global të fateve të përbashkëta”, që do të përfshinte të gjithë, dhe që me sa duket ti binden udhëzimeve atërore të PKK. Për Xinhua, agjencinë shtetërore të lajmeve, nuk ka asnjë dilemë se kush do të diktojë çështjet globale pasi të arrihet ripërtëritja kombëtare e Kinës:Deri në vitin 2050, dy shekuj pas Luftërave të Opiumit, të cilat e zhytën Mbretërinë e Mesme në një periudhë lëndimi dhe turpi, Kina është e vendosur të rifitojë fuqinë e saj dhe të ngjitet sërish në krye të botës.

Lufta për tu bërë nr.1 në botë …është një luftë popullore, deklaron nga ana tetër gazeta nacionaliste Global Times. “Ajo do të jetë e madhe dhe e fuqishme sa një lumë i madh. Do të jetë një valë e pandalshme”. Katër objektivat e strategjisë së madhe kineze përparojnë që të gjitha së bashku.

PKK pretendon se vetëm nën udhëheqjen e saj, Kina mund të arrijë përtëritjen e saj kombëtare të shumëpritur. Nga ana tjetër kërkimi i fuqi sërajonale dhe globale, duhet tapërforcojë autoritetin e PKK në vend, duke e nxitur nacionalizmin kinez në një kohë kur është braktisur ideologjia origjinale e regjimit, socializmi.

Dhe ajo mund ti japë Kinës aftësinë, të cilën ajo po e përdor në mënyrë agresive, për t’i mbyllur gojën kritikëve të saj ndërkombëtarë, dhe për të krijuar rregulla globale që mbrojnë një shtet autokratik. Ndërkaq, strategjia e madhe kineze përfshin shumë më tepër sesa mbrojtjen e e vendit dhe regjimit të tij qeverisës.

Këto synime janë të lidhura ngushtë me ndjekjen e një ndryshimi epokal në rregullat rajonale dhe globale të rrugës, si ai që ndodh kur një hegjemon bie dhe ngrihet një tjetër. Perandoritë s’kanë asnjë interes të veprojnë brenda një sistemi ndërkombëtar. Ato aspirojnë të jenë vetësistemi ndërkombëtar”- shkruan ish-Sekretari amerikan i Shtetit Henry Kissinger në librin e tij Diplomacia”.

Kjo është sot ambicia përfundimtare e Kinës. Amerikanët mund të habiten kur zbulojnë se liderët kinezë e shohin SHBA si një komb të rrezikshëm dhe armiqësor, që është i vendosur të mbajë nën kontroll vendet e tjera. Nga Mao Ce Duni tek Xi, udhëheqësit kinezë i kanë parë SHBA-të si një kërcënim për primatin politik të PKK.

Kur Shtetet e Bashkuara dhe Kina u shpallën armiq midis tyre gjatë fillimit të Luftës së Ftohtë, Uashingtoni sponsorizoi rebelët tibetianë që luftuan kundër atij regjimi, duke mbështetur edhe Chiang KaiShek në Tajvan, dhe pretendimin e tij si sundimtari i ligjshëm i Kinës.

Dekadat e fundit, udhëheqësit amerikanë kanë këmbëngulur se i duan të mirën Kinës. Por ata kanë shpallur gjithashtu atë që presidenti Bill Clinton e cilësoi në vitin 1997 si modeli politik autoritar që e vendos këtë vend “në anën e gabuar të historisë. Pas masakrës në SheshinTiananmen, dhe në kundërpërgjigje të mizorive të PKK kundër popullsisë ujgure kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara i kanë nxitur aleatet dhe partnerët të vendosin sanksioneekonomike ndaj Kinës.

Edhe kur SHBA nuk ka një plan konkret për të rrëzuar diktatorët, ajo nuk mund të mos i kërcënojë ata. Vetë ekzistenca e Amerikës shërben si një fener shprese për disidentët. Shtetet e Bashkuara e pengojnë rrugën e Kinës drejt madhështisë edhe në mënyra të tjera.

PKK nuk mund ta bëjë Kinën të plotë përsëri pa rimarrë Tajvanin, por Shtetet e Bashkuara e mbrojnë atë ishull, nëpërmjet shitjeve të armëve, mbështetjes diplomatike dhe premtimit të nënkuptuar për ndihmë ushtarake. Në mënyrë të ngjashme, Shtetet e Bashkuara pengojnë përpjekjet e Kinës për dominim në Detin e Kinës Jugore me marinën dhe thirrjet e saj për lirinë e lundrimit; aleancat ushtarake dhe partneritetet e sigurisë në Azi, që u japin vendeve më të vogla guximin për ti rezistuar pushtetit kinez.

Prandaj Kina do ta luftojë fort për t’ia kaluar Shteteve të Bashkuara në terma afatgjatë. Pikërisht për këtë arsye, në të ardhmen e afërt ajo mund të jetë më e rrezikshme.

Marrë me shkurtime

Shënim: Hal Brands, profesor i çështjeve në Shkollën Xhon Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare. Michael Beckley, profesor i asociuar i shkencave politike në Universitetin Tafts.

Lexo lajme interesante

You may also like