“Çfarë keni me këngët e mia?”, Vesa Luma kritikon ashpër kolegët – Shqip

by admin
Spread the love

Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, Vesa Luma ka kritikuar disa kolegë të saj nga estrada të cilët po interpretojnë këngët hite të saj ndër vite, në koncertet e tyre.

Ajo u bëri apel këngëtarëve që minimumi të marrin leje nga ajo për interpretimin e këngëve të saj, dhe jo t’i këndojnë ato pa marrëveshje.

“More e kam një pyetje për ju kolegët e mi, sepse po e shoh që po më bëjnë shumë ‘tag’ (etiketim) nëpër postime në Instagram, po ju shoh duke kënduar këngët e mia në koncertet tuaja, a po ju doket e ndershme. Sepse ndërkohë jeni duke bërë nga 50 këngë në muaj, 200 këngë në vit.

S’po kuptoj çka po merreni me këngët e mia një herë. Të paktën tregohuni zotërinj ose koleg nëse më cilësoni si të tillë dhe merrni leje, sepse me kënaqësi jua jap atë leje, por jo kështu sepse nuk bën”, ka thënë Vesa. /afterparty/

You may also like