Çfarë ka ndodhur në SHBA? Sali Berisha jep lajmin: Një ngjarje e veçantë për kombin shqiptar

by admin
Spread the love

Ish- kryeministri, Sali Berisha , reagoi pasi një rrugë në New York mori emrin e Fan Nolit, një ndër shkrimtarët dhe përkëthyesit më të shquar Shqiptarë. Berisha përmes një postimi në Facebook shprehet se kjo është një ngjarje e veçantë për kombin shqiptar.

Reagimi i Berishës:

“Një ngjarje e veçantë për kombin shqiptar! Me angazhimin e shoqatës atdhetare shqiptaro- amerikane Vatra, këto ditë një rruge në Nju Jork mori emrin e themeluesit të kësaj shoqate, poetit të madh, personalitetit të shquar shqiptar, themeluesit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Fan Noli.Kjo ceremoni bashkoi shumë shqiptarë nga qytete të ndryshme të SHBA-ve. Për rëndësinë e kësaj ngjarje, të pranishmeve iu foli kryetari e Vatrës, z. Elmi Berisha,” shkruan Berisha.

You may also like