Çfarë i tha ambasadori amerikan kryetarit të LDK-së për mos vendosjen e kravatës?

by admin
Spread the love

Mëngjesin e sotëm, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka shkuar në zyre kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit doli në oborr për ta pritur ambasadorin, por ajo që ra në sy ishte mos vendosja e kravatës. E për këtë e pyeti edhe ambasadori Hovenier.

Hovenier: “Përshëndetje, pse nuk me tregove qe ta anashkaloja edhe unë kravaten”

Abixhiku: Më fal, e kam humbur timen.

Pasi u përshëndeten Hovenier e Abdixhiku u futën brenda selisë së LDK-së ku po zhvillojnë takimin në prani edhe të anëtarëve tjerë të kryesisë së partisë.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë takim në të cilin pritet të diskutohet për disa tema të rëndësishme për vendin. Natyrisht se pjesë e diskutimit do të jetë edhe dialogu me Serbinë.


You may also like