Çështja “Dumfris”

by admin
Spread the love

Në Interin që po prodhon lojë dhe po korr rezultate, që ecën fort në kampionat dhe ëndërron në Ligën e Kampionëve, ka një pikëpyetje që lidhet me të ardhmen e mbrojtësit Denzel Dumfris.

Holandezi po aktivizohet shumë pak dhe është zhdukur nga radarët në muajin e fundit.

Ka qëndruar 7 ndeshje në pankinë dhe është aktivizuar vetëm 135 minuta në total. Dëmtimi muskulor që pësoi në 3 dhjetor në Napoli i kushtoi 3 javë jashtë fushave.

Por duket se humbi në hierarkinë e titullarëve të trajnerit Inzagi dhe tani po vuan për të marrë vendin.

Ndaj Salernitanës mund të jetë shansi i tij, ndërsa disa skuadra kanë shfaqur interes për ta transferuar në merkaton e verës.

Një nga arsyet pse Dumfris nuk po luan shumë lidhet edhe me lëvizjet taktike në krahun e djathtë. Darmian është një lojtar që mbulon më shumë hapësirat në mbrojtje dhe Pavar mund të shtyjë drejt sulmit për të ndihmuar skuadrën.

You may also like