Çela: Më quani të çmendur, por besoja të fitorja! Djemtë i kam heronj

by admin
Spread the love

Kastrioti ka shtangur Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe pas ndeshjes trajneri Emiljano Çela deklaroi: “Sinqerisht që do të më quani të çmendur, por e besoja fitoren. Kemi luajtur në pjesën e dytë 4-3-3, kemi bërë presing të gjithë para. Jam shumë i kënaqur me të gjithë çunat.

I kam heronj, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në stërvitje. Kam një mesazh për të gjithë, sepse nuk i shoh farë emisionet në studio televizive. Kanë vendosur lente rozë, sepse flasim me përçmim me ne, merren gjatë gjithë kohës me arbitrat”.

“Më duhet të gëzojmë dhe të festojmë dhe që nga nesër të nisim punën me këmbën në tokë. Nuk e quaj absolutisht të mbyllur mbijetesën, pavarësisht se jemi shkëputur. Duhet të punojmë fort, të mos flasim për gjëra të ekzagjeruara.

Sigurisht që ne duam të luajmë në Krujë në stadiumin tonë. Unë jam fytyra që përfaqësoj lojtarët, por të mos harrojmë që kemi në staf një përgatitës atletik shumë të zotin, një zëvendëstrajner dhe sigurisht është dhe puna e djemve”, shtoi Çela në Supersport.

“E pres të kem vazhdimësi. Sa për dijeni, më shumë se 70% e lojtarëve janë nën kontratë. Nëse do të gjejmë gjuhën e përbashkët, do të doja të vazhdoja edhe me Hasanin dhe Karakaçin”, përfundoi deklaratën e tij trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela. / oversport.tv

You may also like