Çela largohet nga Kastrioti: Jap dorëheqjen për arsye personale, nuk ndikon humbja e sotme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport pas disfatës së thellë përballë Tiranës.

Strategji e gabuar? Nuk dua të ndaloj shumë te ndeshja, përgjegjësia kryesore është e imja për këtë humbje. Nuk dua të bëj shumë analizë, sepse dua të jam një njoftim të rëndësishëm. Jam takuar me lojtarët dhe drejtuesit e klubit dhe kam dhënë dorëheqjen për arsye personale, të miat.

Nuk është një vendim i nxituar që vjen nga humbja e sotme. Është diçka që e kam menduar, prej kohësh. Kam një vit që punoj për këtë ekip dhe kam falënderime për të gjithë. Për presidentin që më dha mundësinë të jem trajner, për drejtorin, për stafin dhe patjetër për lojtarët, që janë shumë punëtorë. Më vjen keq, por e theksoj për arsye personale.

E parevokueshme? Po, i uroj suksese ekipit, është një skuadër e mirë dhe kushdo që të vijë jam i sigurtë që do të bëjë shumë mirë me këtë klub”, tha Çela. / Oversport.tv

You may also like