Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporti, Hajrulla Çeku, ka folur për artefaktet e Kosovës që janë rrëmbyer nga Serbia.
Çeku ka thënë se kthimi artefakteve të marrura nga Kosova duhet të jetë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Më tej, Çeku e ka bërë të ditur se ka dorëzuar një raport për dëmet që ia ka bërë Serbia Kosovës, përfshirë artefaktet.
“Kanë qenë vetëm disa raporte të pas luftës që janë bërë nga disa ekspert të cilët i ka angazhuar UNMIK-u për nevojat Hagës. Po ata ekspert ne i kemi ftuar përsëri në Komisionin Shtetëror, por këtë herë dokumentimi është me detajuar. Edhe ne po besojmë se ky dokumentimi nuk i ndihmon vetëm dialogut por edhe një padi në të ardhmen për gjenocid në Kosovë”.