Çdo ditë luftoj me veten për jetën time dhe për ëndrrat e mia…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jeta e fytyrave publike nuk është e mbushur me lule e vetëm me ditë të bukura ashtu siç shfaqet në rrjete sociale.

Problemet dhe vuajtjet e tyre janë nga më të ndryshmet pavarësisht se disa prej tyre nuk duken apo nuk dëshirojnë të ndajnë me të tjerët.

Megjithatë, një moment ndoshta paksa të vështirë e ka publikuar së fundmi në Instagram këngëtarja nga Shqipëria, Enxhi Nasufi.

Në një fotografi ku shfaqet duke qarë, ajo thekson se ka vendosur që të luftoj me jetën dhe veten për t’i ndjekur ëndrrat që ka.

Postimi i plotë i Enxhit (pa ndërhyrje):

Cfare nuk shikoni shpeshhere ne Social Media! Lot, dhimbje, zhgenjim, vuajtje, nerva, humbje, luhatje humori, mosdeshire, ankth, panik, depresion etj etj. Dhe te gjitha keto jane totalisht normale sepse sa me shume kalojne vitet aq me shume e kuptoj ate shprehjen e mamit tim “ jeta nuk eshte fushe me lule” hajde se “do rritesh” dhe do i kuptosh se gjerat jane ndryshe! Po jane ! Cdo dite luftoj me veten dhe me askend tjeter per jeten time dhe per endrrat e mia! Ne fakt Cdokush luften me veten e ka , me problemet brenda vetes , me pasigurite , komplekset , veshtiresite por jo cdo njeri i shfaq njesoj!

Une kam vendosur te luftoj luften time me veten time dhe fotoja qe shihni eshte nje nga ato ditet e procesit te jetes time! Lufto me betejat e juaja. Perqafoni Uljet dhe ngritjet ne jeten tuaj! Askush nuk është si ti dhe mbi te gjitha cdokush ndoshta po kalon veshtiresi dhe sfida qe ti nuk i di! Keshtu qe boll u moret me te tjeret, me jeten e te tjereve po gjeni guximin te ktheni syte brenda vetes tuaj! E nese keni qellime ne jete vetja juaj eshte konkurenti numer 1.

Te gjitha jane pjese e jetes ne te cilen edhe une sigurisht kam dhe pafund dite qe ndricoj dhe ndihem njeriu me i plotesuar me energjik dhe me konfident ne bote. Ishte çfarë ishte. Kjo është jeta. Përqafoje.

(Ju lutem pa lexuar postimin mos me pyesni cfare ke ? Sje mire ? Je semure? Jo sjam semure thjesht “PO RRITEM”).


You may also like