Cassano ngre në piedestal Sensin: Është lojtar për Barcelonën

by admin
Spread the love

Antonio Cassano di si të bëjë lajm me deklaratat e tij dhe rasti i fundit vjen nga një intervistë e kryer për Il Secolo XIX. 39-vjeçari dha një intervistë të gjatë, ku u ndal veçanërisht te një lojtar specifik, Stefano Sensi. Për Cassanon, Sensi është mesfushori më i mirë në Itali dhe se ai është një lojtar për Barcelonën.

“Për mua, Sensi është mesfushori më i mirë në Itali për momentin. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe meriton një klub të madh”, tha Cassano.

“Unë mendoj se ai është edhe më i mirë se Manuel Locatelli, Verratti apo Jorginho. Nëse do të isha Mancini, nuk do ta mendoja dy herë dhe do të vendosja një bast për të. Pika e vetme e dobët e Sensit është gjendja e tij fizike.”

“Sensi më kujton Arthurin”, vazhdoi Cassano. “Ai është një nga më të mirët në botë te Barcelona, por ndoshta Juventusi nuk e di se si të nxjerrë më të mirën prej tij. “Nëse duam ta ekzagjerojmë, mund të themi se Arthur ka diçka të ngjashme me Xavi dhe Iniesta. Filozofikisht, Sensi i përket një klubi si Barcelona”. /oversport.tv

You may also like