çartja e pabesueshme institucionale nga Komuna e Prishtinës – Shqip

by admin
Spread the love

Një postim institucional nga Komuna e Prishtinës, me një gjuhë të ulët si në formë e përmbajtje, e cila nuk ka asnjë lidhje me seriozitetin shtetëror, ka shkaktuar një furtunë reagimesh në rrjete sociale.

Më saktë, Drejtoria e Shërbimeve Publike, është ankuar për mbetjet e një iftari në sheshin “Adem Jashari”, duke mos patur asnjë sens vetëpërmbajtjeje në tre apo katër fjali të ndërtuara si mos më keq, si gjuhësisht e si përmbajtësisht, duke fyer një komunitet të tërë, siç ai musliman, në këtë muaj Ramazani.

“Ua japim lejen per ta organizu IFTARIN ne sheshin Adem Jashari dhe ja ne cfar gjendje i lane hapsirat publike, per tu bere mepastaj pastrimi i ketyre hapsirave barre e njesiteve tona per pastrim emergjent.

Neser pason gjoba dhe futja ne listen e zeze te organizatorit”, shkruhet prej saj, ku pasojnë reagimet e shumta:

 

 

Ndërkohë, një prej reagimeve më të kopsitura, ishte ky i një komentuesi:

“Kurrë, ama kurrë nuk është e lejuar me e ndotë qytetin. Islami nuk lejon diçka të tillë. Muslimanët nuk bëjnë diçka të tillë. Nëse bëjnë, ata nuk kanë marrë edukatë nga kjo fe dhe mirësitë e saj nuk i njohin. Muslimanët nuk lejohen as me pështy në rrugë, e lërë më diçka tjetër.

Ama gjithsesi, duhet disa t’vërteta tjera:

  1. Mbetjet e iftarit GJITHMONË futen ne thasë dhe hudhen në koshin e plehrave (aty edhe ku duhet) ose dorëzohen tek personat ”përgjegjës”. Këta të fundit, meqë janë të papërgjegjshëm, i lënë ashtu pa i mbledhur e dorëzuar në deponitë e mbeturinave. Qentë pastaj, meqë janë të uritur e janë me dhjetra në Prishtinë si me qenë taksapagues të rregullt, vijnë dhe ua vështirësojnë pastruesve edhe më shumë punën duke krijuar këtë parregullsi.
  2. Lejen nuk e jepni ju nga mirësia dhe zemërgjerësia juaj, por sepse e keni OBLIGIM për çdo qytetar të këtij vendi që paguan taksa. Mos e bëni të duket sikurse jeni duke bërë ndonjë mirësi.
  3. Hapësira publike pastrohet prej jush, ndërsa ne të gjithë e dijmë sesi kundërmon Prishtina nga këto ”pastrimet tuaja”. Jeni JU pikërisht që e keni lënë në këtë gjendje.
  4. Para se të bëhet barrë për ta, është përgjegjësi e juaja dhe e tyre.
  5. Lista e zezë, gjobat e këto dënimet tjera që vijnë nga paaftësia juaj, a vlejnë për organizatorët tjerë, që jo vetëm këtë hapsirë por tërë qytetin e kanë ndotë? P.sh: Festën e birrës, nuk e kemi harruar.
  6. Çmimet në tavan, ndërsa puna në nivelin zero. Imazhi i Prishtinës është: Mbeturina çdokund, trafik i dendur, kundërmim në çdo rrugicë, drogë, kanalizime, parregullsi e vend pa parking. Mos kish me qenë më mirë me u ndreq disa probleme madhore, para se me ”ia futë” kacinë 10 thasëve me mbeturina?
  7. Kushdo që bën çfarëdo parregullsi, le të dënohet. Mirëpo, ”për dikë nënë, për dikë njerkë”, ssss, s’bën”. /tesheshi.com/

 

You may also like