Carnevali: Napoli kërkoi Bogan në janar, për Raspadorin ofertë nga Anglia

by admin
Spread the love

CEO i Sassuolos, Giovanni Carnevali është rikthyer edhe njëherë të flasë për ofertat e shumta që talentet e ekipit të Dionisit kanë marrë gjatë merkatos. Gjithashtu në intervistën e dhënë për Il Messaggero, ai foli edhe për zërat që e lidhin atë me një kalim te Juventusi.

“Është gjithmonë kënaqësi të kesh interes nga një klub i rëndësishëm. Por unë jam mjaft me fat që punoj në një klub të madh. Me pronarët kam krijuar një lidhje shumë të fortë. Jemi të vetëdijshëm se jemi një klub i ri dhe i madh.

RASPADORI-  “Ai vjen nga sektori i të rinjve, ai është flamuri ynë. Napoli? Ata na kërkuan vetëm Bogën në janar. Për Giacomon në merkaton e dimrit ka mbërritur një ofertë nga Premier League”. /oversport.tv

You may also like